
Lojtari i Adelaide United, Josh Cavallo, ka zbuluar se është homoseksual, duke u bërë kështu futbollisti i vetëm aktual në botë, i cili e pranon diçka të tillë publikisht.
Mes tensionit, psherëtimash dhe gati për t'u shpërthyer në lot, 21-vjeçari ka rrëfyer gjithçka për jetën e tij.
“Unë jam futbollist dhe jam homoseksual. Duke u rritur, gjithmonë kam ndjerë nevojën të fshihesha, sepse më vinte turp. Me turp nuk do të mund të bëja kurrë atë që dua dhe të isha homoseksual, duke fshehur se kush jam në të vërtetë për të ndjekur një ëndërr që e kam dëshiruar gjithmonë si fëmijë. Gjithçka që dua të bëj është të luaj futboll dhe të trajtohem në mënyrë të barabartë. Dua të frymëzoj dhe t'u tregoj njerëzve se është mirë të jesh vetvetja dhe të luash futboll. Është mirë të jesh homoseksual dhe të luash futboll. Bëhuni vetvetja. Duhet të jesh vetvetja, jo dikush tjetër.", u shpreh Josh Cavallo.
Josh's Truth pic.twitter.com/NKSEP2kVWV
— Adelaide United (@AdelaideUnited) October 27, 2021



