Starova: Asnjë kombëtare në Europian nuk e ka arritur dot atë që tregoi Anglia

Starova: Asnjë kombëtare në Europian nuk e ka arritur dot atë që tregoi Anglia

Drejtori i Teutës, Sulejman Starova u shfaq i lumtur për kualifikimin e Anglisë në finalen e Europianit. I ftuar në “Euro Zone” në MCN TV, Starova tha se tifozët anglezë e meritonin këtë sukses, duke shtuar më tej se çdo kombëtare që ka luajtur në shtesa kanë shfaqur lodhje, ndërsa kjo nuk ndodhi me Anglinë.

“Mu bë shumë qejfi për këtë kualifikim të Anglisë. Jo se nuk më vjen gjynah për Danimarkën. Tifozët anglezë e meritonin këtë sukses. Tifozët anglezë janë ndryshe nga të tjerët, një fitore e festojnë familjarisht. Në një ndeshje kam qenë delegat i UEFAS, në ndeshjen e U-18 dhe kishte 42 mijë spektakorë. Anglia sigurisht që vuajti, por ishte padrone e topit. Hasi një mbrojtje të ngjeshur. Loja në shtesë shkoi me meritë. Aty anglezët ishin dominues. Treguan pjekuri që në momente të veçanta nuk e dorëzuan topin. E vetmja skuadër që ka shkuar në shtesë dhe nuk ka shfaqur lodhje është Anglia”, tha Starova

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy