Raphael Varane pritet të jetë lojtari më i ri i Manchester United. Mbrojtësi francez ka filluar të mendojë largimin nga Real Madridi dhe e ardhmja projektohet në “Old Trafford”.
Sipas raportimeve të fundit, thuhet se mbrojtësi është shumë afër kalimit te “Djajtë e Kuq”, të cilët i kanë ofruar një kontratë 5-vjeccare me 12 milionë euro në sezon. Lojtari e ka pranuar ofertën dhe tashmë duhet të gjendet gjuha e përbashkët mes dy klubeve.
Real Madrid kërkon të paktën 50 milion euro për ta lënë të lirë Varanen, ndërsa United nga ana tjetër ende nuk i është afruar me ofertën e bërë. Ditët e ardhshme pritet të jenë intensive në lidhje me këtë lëvizje.



