
Bekim Balaj nuk do të jetë më pjesë e Nizhny Novgorod. Klubi rus nëpërmjet rrjeteve sociale, ka bërë të ditur largimin e sulmuesit shqiptar.
Balaj tashmë ka dalë lojtar i lirë dhe është në kërkim të një ekipi të ri për të vazhduar karrierën.
“Isha i lumtur që u riktheva në Rusi, që të tentoja të fitoja kampionatin përsëri. Ne kemi një skuadër të mirë dhe kemi luftuar në çdo ndeshje. Por ky është futbolli. Ndoshta është koha që të ndryshoj diçka.
Dua t’i uroj fat shokëve të skuadrës dhe mbajeni ekipin në Premier Ligë. Shpresoj që tifozët t’i mbështesin gjithmonë!”, u shpreh Balaj në letrën e largimit.



