
Ndoshta duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Një tifoz e kishte parashikuar në vitin 2013, se Anglia dhe Italia do të ishin finalistet e Euro 2020. Madje ai shkoi deri aty sa 8 vite më parë tha se Anglia do të mposhtet nga Italia me penallti dhe kështu ndodhi.
“Anglia sapo u mposht nga Italia në finalen e Euro 2020 me penallti, asgjë nuk ka ndryshuar”, shkruhej në statusin e tifozit, që mban datën 22 shkurt të vitit 2013.
Ky status tashmë ka nisur të shpërndahet me shpejtësi, me shumë njerëz që iu duket diçka e pabesueshme kjo.



