Trajneri Diego Longo është rikthyer te Kukësi. Pas pushimit disa-ditor, trajneri është rikthyer nga Italia dhe skuadra ka rinisur stërvitjen.
Fillimisht tekniku italian, pas ndeshjes me Teutën meditoi largimin nga drejtimi i skuadrës verilindore, por duket se palët kanë rregulluar gjithçka dhe Longo do të vazhdojë të jetë në stol.
Italiani ka stërvitur skuadrën ditën e sotme, aty ku në sy bien 3 mungesa, Angelo Tafas dhe Ergys Peposhi, të cilët janë të grumbulluar me Kombëtaren Shpresa, si dhe Luka Milunovic, i cili ka pësuar një dëmtim dhe është lënë pushim.



