
Eneo Bitri vazhdon të shkëlqejë te kazakët e Astana, aty ku u transferua pas largimit nga Partizani.
Skuadra kazake vazhdon të shkëlqejë në Conference League, teksa së fundmi regjistroi një barazim me vlerë ndaj KuPS në Finlandë me rezultatin 1-1.
Finlandezët po kryesonin 1-0, deri në fundin e takimit, kur në minutën e 94-t, Bitri bëri sulmuesin, duke shënuar dhe duke i dhënë barazimin skuadrës së tij.
Vlen të theksohet që një javë më parë Bitri me golin e tij në minutën e 121, eliminoi grekët e Aris. Bitri ka rezultuar një “bingo” për skuadrën kazake, i cili me golat e tij, po i jep një ndihmë të madhe.



