
Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, në studion e emisionit “Skaner” në MCN TV, u shpreh se në Shqipëri duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje sportit. Ai tha se deri tani nga qeveria janë bërë 30 milionë euro investime për sportin, por shtoi se ende nuk është i kënaqur. Ylli theksoi gjithashtu se në KOKSH nuk ka vjedhje, sepse aty nuk ka çfarë të vidhet.
“Komiteti Olimpik nuk ka nisur nga puna që lur jam unë aty. Të dalësh kampion Olimpik nuk është e lehtë, sidomos në një vend si Shqipëria. Në vendin tonë duhet më shumë vëmendje për sportin. Unë aty kam qenë dhe gjatë kohës që kam qenë unë aty, janë bërë ato gjëra që nuk janë bërë për 100 vjet. Janë bërë mbi 30 milionë euro investime në sport. Unë jam i pakënaqur, minimalisht sa të shkojmë në nivelin e vendeve të rajonit. KOKSH nuk bën sport, por i merr sportistët nga Federata. Vijnë në faza të ndryshme.
Cërriku ka një sportist që doli i katërti në Olimpiadë. Nuk është faji i KOKSH që Calja nuk mori dot medalje, por rezultati është më i miri i arritur.
Kosova ka një ligj të mirë sponsorizimi. Qeveria e Kosovës e ka parë sportin edhe si diplomaci, që të njihet nëpër botë. Në xhudo Kosova ka një trajner të jashtëzakonshëm. Sportistet e xhudos në Kosovë nuk kanë as Facebook as Instagram.
Unë isha pro federatës së futbollit, kur isha si negociator. Javën e ardhshme kemi ftuar në Tiranë presidentin e KOKSH të Hungarisë, për të punuar për ligjin e sportit.
KOKSH duhet të prodhojë para, jo vetëm të kërkojë lëmoshë. Po punojmë për të afruar 10 biznesmenë të mëdhenj. Po bëjmë projektin gati që të mos kërkojmë lëmoshë. Jemi në tratativa dhe do e konkretizojmë. Medaljen nuk e merr KOKSH. E kemi menduar një plan, për t’u takuar me qeverinë, bashkinë dhe Ministrinë. Sporti do investime. Nuk kemi kushte për stërvitje. E kemi projektin gati, pas Sheratonit do bëjmë një pistë tartani.
KOKSH nuk prodhon para, por ecën me projekte. Nuk duam para, por duam të kemi mundësi të shkojmë atje ku janë majat e boksit. Çdo sport do garë dhe kundërshtarë. Janë sporte specifike. Unë do nisem në Uzbekistan, për të bërë projekte dhe për të ndjekur atje. Kemi bërë një ligj të mirë për sportin. Kemi privatizuar klubet.
Ne kemi bërë stadiumet që nuk janë bërë prej shumë vitesh. U bënë zyrat e Federatave.
Unë dua ta zbatoj ligjin, për të qenë ballhapur ndaj Asamblesë që më zgjodhi. Audituesja ka marrë materialet për vitin e fundit. Shumë shpejt do kemi një mbledhje të Komitetit, dhe do të kërkoj që ajo të jetë edhe për vitin tjetër. Nuk ka asnjë vjedhje në KOKSH, sepse aty nuk ka lekë për të vjedhur. Mesa kam parë unë deri sot, nuk ka asnjë abuzim. Kur të bëhet auditimi për dy vitet e fundit do të shikojmë”, u shpreh Fidel Ylli.



