
Që pas largimit të Robert Lewandowskit ende drejtuesit e Bayern Munchenit nuk e kanë gjetur një element i cili garanton për të ardhmen.
Pavarësisht këtij fakti tratativat do të vijojnë edhe gjatë verës, një periudhë përcaktuese për vijimësinë.
Gjermanët kanë preferuar të analizojnë alternativa në Bundesligë dhe një ndër to është Maximilian Beier. 22 vjeçari po zhvillon sezonin e parë në rradhët e Borussia Dortmundit, rendimenti i të cilit e ka befasuar trainerin Vincent Kompany.
Të zëvëndësosh denjësisht polakun sigurisht do të jetë një detyrë e vështirë por golashënuesi në fjalë ka treguar se mund të jetë një kontribues shumë i mirë për fazën ofensive.
Shpejtësia, efektiviteti në duelet një kundra një dhe prezenca në çdo moment e kanë vënë në siklet çdo rival në sezonin aktual dhe kurrsesi ish rekordmenët e Bundesligës s’do ta humbasin këtë rast.
Megjithatë, do të jetë e vështirë pasi një largim nga ‘’ Signal Iduna Parku ‘’ do të përforconte rivalët direktë për titull.
Në muajt vijues priten risi në lidhje me të ardhmen e Maximilian Beier, i cili deri më tani e ka zhvilluar karrierën në Gjermani.
13 sfidat e sezonit aktual e kanë përforcuar idenë e numrit një të stolit të Bayern Munchenit se flitet për një lojtar tejet cilësor, për të cilin drejtuesit e gjigandëve të Bavarisë do të japin maksimumin në përfundimin e sezonit.



