
Gjatë kësaj periudhe duke nisur nga qershori David Alaba e ka menduar me kujdes të ardhmen.
Pas etapës me Real Madridin mesfushori ka kërkuar ekip dhe eksperti i merkatos Fabrizio Romano e lidh të ardhmen e tij me Serinë A.
Udinese pretendon shërbimet e 34 vjeçarit dhe për arritjen e kësaj marrëveshjeje mbeten edhe disa detaje për tu zgjidhur.
Jo vetëm ishi i Bayern Munchenit por edhe Dani Carvajal ndodhet në këtë situatë dhe pritet që në vijimësi ti vënë pikën.
Ekipi nga Friuli përgjithësisht konsiderohet mesatar por me rëndësi për tu theksuar është se mbetet kompetitiv, sidomos në shtëpi.
Bardhezinjtë pas pesë javëve janë të 13-tët në klasifikim me 4 pikë të grumbulluara.
Me eksperiencën mbi supe natyrisht lojtari nga Viena do ta ketë impaktin tek Udineze i cili e ka dhënë konfirmimin në lidhje me këtë interes.



