
Pas Mason Greenwood i cili vendosi për Marseillen dhe Jadon Sanchon që me shumë gjasa do të vijojë në ‘’ Old Trafford ‘’, drejtuesit e Juventusit menjëherë e kanë ndryshuar strategjinë në merkato.
Dihet se ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ ka nevojë për transferime cilësorë gjatë kësaj periudhe, e cila konsiderohet determinante për të ardhmen.
Bardhezinjtë asnjëherë s’kanë reshtur së tentuari për arritjen e objektivave dhe sipas ‘ Calciomercatos ‘ ai i rradhës është Karim Adeyemi.
Duhet kujtuar se italianët nuk mbetën me duar bosh në sezonin e kaluar pasi e fituan Kupën e Italisë, fakt që tregon se pak e nga pak po i rifitojnë vlerat e humbura në sezonet e fundit.
Traineri Thiago Motta e pëlqen sulmuesin dhe drejtori sportiv Giuntoli ka zhvilluar një mbledhje me babain e tij për të parë se deri ku mund të arrijë kjo çështje.
22 vjeçari në dy sezonet me ‘’ Verdhezinjtë ‘’ ka shpalosur potencialin, të cilët i ndihmoi për të shkuar deri në finalen e Champions Leagues në pararëndesin, e humbur përballë Real Madridit.
Karim Adeyemit i është ofruar një kontratë e shoqëruar me një rrogë prej katër milionë eurosh në sezon, plus bonuset.
Risi në këtë histori është se traineri i ekipit nga Ruhr Nuri Sahin nuk e konsideron të paprekshëm ishi-n e Salzburgut dhe ish rekordmenët e Serisë A kanë shanse për ta transferuar në ‘’ Allianz Stadium ‘’.
Ditët vijuese do të jenë përcaktuese për të ardhmen e golashënuesit, i cili e finalizoi sezonin e shkuar me 2 gola dhe 2 asiste në 19 sfida dhe me lojën e zhvilluar rezultoi një ndihmë për ofensivën.



