Tetova: Lojtarët e mi janë më të mirët, 1 pikë nuk është keq

Tetova: Lojtarët e mi janë më të mirët, 1 pikë nuk është keq

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli për MCN TV, pas ndeshjes, ku skuadra e tij barazoi 1-1 me Teutën.

Tetova tha se ka lojtarët më të mirë në Shqipëri, ndërsa shtoi se është i kënaqur me atë që skuadra e tij tregoi në fushë.

Sot ishin të gjitha, luftë e futbolli i bukur, por me 2 gola të anuluar që më vjen keq. Jam i kënaqur me djemtë, janë më të mirët në Shqipëri. Golat e anuluar, janë gjyqtarët që merren me këtë, s’kam përgjigje. Ne po luajmë futboll siç dua unë dhe kjo më intereson. Rezultatet pastaj vijnë vetë.

Nuk i ngjan ndeshja ndeshjes, sot kishim mundësi për të fituar. E rëndësishme është që prodhojmë dhe shkojmë te goli. Duhet të shohim përpara, 1 pikë nuk është keq.

Nuk besoj që do të na penalizojnë rotacionet për stabilitetin në ekip. E kemi pranuar këtë gjë, duam që të gjithë lojtarët të jenë gati për fundin e kampionatit. Përderisa i kemi marrë në skuadër, të gjithë do të kenë minutazh.

Egnatia do të jetë gjithmonë për të marrë 3 pikët, përtej asaj që ndodh në fushë. Lojtarët e mi janë më të mirët dhe shkojnë drejt portës ndaj çdo kundërshtari. Jemi në rrugë të mbarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy