Real Madridi, ofertë për Vitinhan

Real Madridi, ofertë për Vitinhan

   Ashtu siç parashikohej Real Madridi vijon të jetë një ndër klubet më të përfshirë në këtë merkato verore.

Në zyrat e ‘’ Santiago Bernabeut ‘’ po punohet me shumë përkushtim për tu rikthyer sa më shpejt tek titujt dhe për këtë arsye presidenti Florentino Perez është shprehur i gatshëm të bëjë maksimumin. 

Manjati spanjoll do të mbahet mend gjithmonë për kontributin e dhënë ndër vite tek ‘’ Los Merengues ‘’, pa të cilin nuk do të ishin ekipi që janë sot. 

Objektivi i rradhës është Vitinha i cili pa dyshim është një ndër më të mirët në pozicionin ku aktivizohet. 

Portugezi e ka shpërblyer besimin e Luis Enriques, një trainer që i ka dhënë Paris St Germain trofeun e shumëdëshiruar ndër vite, atë të Champions Leagues. 

Kontrata e 26 vjeçarit përfundon në 30 qershorin e 2029-tës dhe vlera aktuale e kartonit i arrin 80 milionë eurot.

 Kjo shifër është përcaktuar referuar performancave të ishi-t të Portos, determinant në sezonin e shkuar për kryeqytetasit. 

Sigurisht të qënit pjesë e gjigandëve të Champions Leagues dhe jo vetëm tundon secilin lojtar dhe në fakt dëshira e Vitinhas është transferimi në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’. 

Megjithatë, Xabi Alonso i ndërgjegjshëm për vështirësinë e arritjes së objektivit po analizon edhe dy emra të tjerë, respektivisht Mac Allister dhe Enzo Fernandez. 

Konkretisht kreu i ‘’ Los Blancos ‘’ ka ofruar 90 milionë euro për luzitanin, i cili e ka bërë krenar ish trainerin e Barcelonës gjatë eksperiencës në ‘’ Parque de Princes ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy