Trajneri norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer, ka zbuluar se gjatë kohës kur drejtonte Molden, i kishte propozuar drejtuesve të Manchester United, për të blerë sulmuesin Erling Haaland, para se ky i fundit të shpërthente si lojtar.
Sipas tij, asokohe, sulmuesi kushtonte vetëm 4 milionë euro, por drejtuesit e United, vendosën ndryshe.
Telefonova drejtuesit e United gjashtë muaj përpara se Erling të shpërthente. Iu thashë që ta blinin sulmuesin, por ata nuk më dëgjuan.
Erling kushtonte vetëm 4 milionë euro, por drejtuesit e United nuk donin ta blinin.
Pas Molde, Haaland u transferua te Salzburg, ku shpërtheu dhe më pas vazhdoi te Dortmund.
Tani lojtari, është kthyer në një nga sulmuesit më të mirë në botë, teksa është pjesë e Manchester City në Premier League, me të cilët në 32 ndeshje ka shënuar 35 gola.



