
Pas javës së 12-të në Abissnet Superiore, mund të thuhet se më shumë kanë përfituar Tirana, Vllaznia dhe Laçi.
Bardheblutë me fitoren ndaj Kastriotit, bardheblutë vazhdojnë në krye me 27 pikë, duke përfituar nga humbja e Kukësit, teksa janë shkëputur me 4 pikë diferencë me verilindorët.
Vllaznia me fitoren ndaj Partizanit, renditet e tretë me 20 pikë, ndërsa ndjek Laçi me 18 pikë, 1 më shumë se Teuta e vendit të 5-të.
Fitore të rëndësishme mori edhe Skënderbeu ndaj Egnatias, duke i kaluar këta të fundit në renditje, me korçarët që tashmë mbajnë vendin e 8-të me 11 pikë, po aq sa rrogozhinasit.
RENDITJA E PLOTË:



