Java e shtatë në Abissnet Superiore rezervon përballje me të vërtetë spektatolare. Pesë ndeshjet e kësaj jave janë ndarë në 3 ditë.
Të premten e 29 tetorit, është planifikuar të zhvillohet supersfida mes Dinamos dhe Kukësit, dy skuadra që futen në fushën e lojës për të marrë 3 pikët.
E shtuna e 30 tetorit, rezervon gjithashtu dy përballje me të vërtetë spektakolare, ku vëmendja të gjithëve do të jetë të Vllaznia-Tirana në orën 16:45. Megjithatë 3 or ëmë herët në fushë do të zbresin Laçi dhe Skënderbeu, dy skuadra që përballen mes tyre për herë të parë këtë sezon.
Të dielën luhen edhe dy ndeshjet e fundit. Në orën 13:45, është planifikuar sfida mes Teutës dhe Kastriotit, ndërsa 3 orë më vonë do të luhet edhe ndeshja e fundit e kësaj jave, ajo mes Partizanit dhe Egnatias, ku të kuqtë janë të dënuar për të marrë 3 pikët.
NDESHJET:




