Futbollisti Aleksandros Lambis në Greqi, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 22-vjeçare.
Lambis ishte në fushë në ndeshjen mes Ilioupolit dhe Ermionidës, kur në minutën e 5-të u rrëzua në fushë dhe humbi ndjenjat, pas një arresti kardiak. Mjekët ndërhynë menjëherë, ndërsa ambulanca e cila mungonte në stadium, mbërriti me vonesë.
Lojtari u nis në spital për mjekim të specializuar, por aty mbërriti pa shenja jete. Një lajm tronditës për futbollin grek dhe jo vetëm.



