Përfundon bojkoti i NBA për Blake, të shtunën basketbollistët rikthehen në parket

Përfundon bojkoti i NBA për Blake, të shtunën basketbollistët rikthehen në parket

Nesër do të nisin ndeshjet play-off në NBA, duke i dhënë fund kështu bojkotit tre ditor për çështjen e Jacob Blake, amerikanit me ngjyrë që u qëllua me 7 plumba nga policia teksa u fut në makinën e tij. Fatmirësisht ai është gjallë dhe NBA do të fillojë, pasi është gjetur gjuha e përbashkët me basketbollistët për t’u rikthyer në parket.

Njoftimi, i pritur pas marrëveshjes së arritur dje mes lojtarëve për, erdhi me një deklaratë të përbashkët nga NBA dhe NBPA: "Ne kemi rënë dakord të rifillojmë të luajmë nga e shtuna e 29 gushtit. 

"Dje kemi pasur një bisedë produktive midis të gjithë komponentëve - lojtarëve, trajnerëve, stafëve dhe menaxherëve - rreth hapave të ardhshëm dhe veprimeve që do të ndërmerren për të mbështetur drejtësinë dhe barazinë sociale,”-thuhet në deklaratë.

Një vendim që, megjithatë, nuk ndalon protestat. Kjo pasi liga dhe lojtarët thotë se do të gjejnë alternativa të tjera për të protestuar. Plani përfshin krijimin e një "koalicioni për drejtësi sociale, me përfaqësues të lojtarëve, trajnerëve dhe qeveritarëve, i cili do të përqendrohet në një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë rritjen e aksesit në votim, promovimin e angazhimit civil dhe mbështetja për reformat e rëndësishme të policisë dhe drejtësisë penale ".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy