
Dihet tashmë se Marcus Rashford do të rikthehet në ‘’ Old Trafford ‘’ gjatë periudhës së transferimeve.
Anglezi zhvilloi një sezon tek Barcelona në cilësinë e të huazuarit, për të cilin s’kanë munguar pretendentët.
Diego Simeone i ka bërë me dije drejtuesve të ‘’ Los Colchoneros ‘’ të nisin përpjekjet për të firmosur me golashënuesin, për të cilin Joel dhe Avram Glazer pretendojnë 35-40 milionë euro.
Firmosja e ‘’ Los Cules ‘’ me Anthony Gordon e la automatikisht në prapavijë ishi-n e Manchester United dhe tashmë dyert e ‘’ Wanda Metropolitanos ‘’ janë hapur për të.
Kontrata me ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ i përfundon në 2028-tën por gjatë kësaj periudhe duhet të vendosë.
Një kalim në Madrid mund ti vijë në ndihmë për të qenë në lartësinë e duhur në vijimësi duke qenë se nën urdhërat e ‘’ El Cholos ‘’ duhet të jesh tejet kompetitiv ose në të kundërt të takon të ngrohësh stolin.
28 vjeçari e ka treguar gjithmonë se mund të bëjë diferencën, të cilit duhet ti japësh pa dyshim hapësirat e nevojshme.
Eksperienca ndër vite si tek ‘’ Tre Luanët ‘’ ashtu edhe në nivel klubesh sigurisht e ka bërë më të ndërgjegjshëm në aspektin e të luajturit sfida të rëndësishme i cili gjithashtu po analizon edhe disa oferta nga Premier League.
Marcus Rashford është një lojtar tejet i shpejtë, teknik dhe determinant në metrat e fundit.
Nëse do të ketë fatin të veshë bluzën e ‘’ Los Rojiblancos ‘’ mund të shëndërrohet në një ndër protagonistët e merkatos së verës e cila pritet të përcillet me emocione dhe të papritura.



