
Mesfushori Federico Bernardeschi është një ndër të shumtit lojtarë që finalizon kontratën në 30 qershorin e 2022-shit dhe bindja për ti shkuar rrugës së suksesit me Juventusin deri në fund forcohet ditë pas dite . Italiani është shumë i kënaqur në ‘’ Allianz Stadium ‘’ dhe negociatat me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ flasin në favor të qëndrimit në Torino.
Këtë lajm e ka konfirmuar ‘ Calciomercato ‘ e cila raporton se 27 vjeçari është drejt hedhjes së një hapi shumë të rëndësishëm në karrierë me një rinovim deri në 30 qershorin e 2025-sës sepse puna e bërë është vlerësuar shumë nga lideri i pankinës Massimiliano Allegri që vijon të besojë në aftësitë e ishi-t të Fiorentinës .
Roli në rotacionet e bëra nga bashkombasi i tij ka rezultuar determinant i cili ka këmbngulur për të mos i ulur pikët 11-shes ideale që kërkon të jetë protagoniste absolute në këtë sezon dhe të rimarrë me shpejtësi trofeun e Scudettos .
Me këtë hap , Juventusi i ka dhënë një goditje të rëndë Interit që e pretendon lojtarin nga Firence sepse kurrsesi s’mund të pranojë diçka të tillë sepse do të favorizonte përsëri zikaltërit për t’ia rrëmbyer trofeun e Serisë A .
Parashikimet flasin për një shtrëngim duarsh ndërmjet palëve gjate javëve vijuese , çështje që konsiderohet kyçe për mbarëvajtjen e mëtejshme .



