Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie”, për ish futbollistin Klodian Duro.
Gjyqi është zhvilluar me dyer të mbyllura. Duro është shprehur se nuk ka kanosur askënd, as ka dhunuar njeri.
Klodian Duro u arrestua dje nga Policia e Tiranës për shkelje të urdhrit të mbrojtjes dhe për kanosje.
42-vjeçari ishte denoncuar nga ish-bashkëshortja, e cila kërkoi ndihmën e policisë që të ndërhynte.
Ish-futbollisti i njohur ishte divorcuar me partneren dhe për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta, ajo kishte marrë edhe urdhër mbrojtjeje nga gjykata që e urdhëron Duron të mos i afrohet ish -bashkëshortes dhe as mos ta telefonojë.
Por në datën 24 mars, ish-futbollisti i njohur ka shkuar në banesën ku jeton ish-partnerja e tij. Ai i ka rënë derës dhe e ka kanosur ish-bashkëshorten./TVT.al/



