Barcelona, pretendon shitjen e Vitor Roques

Barcelona, pretendon shitjen e Vitor Roques

Huazimi i Vitor Roques ka rezultuar një hap i suksesshëm nga drejtuesit e Barcelonës.

Braziliani po vijon me ritmin e duhur në rradhët e Real Betisit dhe tashmë për shërbimet e tij janë interesuar disa klube me emër në Europë.

Në dhjetorin e 2024-tës ‘’ Los Cules ‘’ shpenzuan rreth 60 milionë euro për golashënuesin, shifër e cila në plan të parë do të jetë e vështirë për tu rikuperuar por gjithsesi e ardhmja konsiderohet larg ‘’ Camp Nout ‘’.

‘’ Blaugranët ‘’ do të pretendojnë shitjen e ishi-t të Athletico Paranaenses verën e ardhshme dhe sipas ‘ Sport ‘, si andaluzët ashtu edhe rivalët e tyre po kërkojnë opsionin më të mirë për Vitor Roquen.

Drupal Ad

Flitet për disa ekipe cilësorë, ndër të cilët përfshihet edhe Tottenham Hotspuri bashke me Palmeirasin, pa përjashtuar edhe dy nga Italia, emri i të cilëve akoma nuk është bërë me dije.

Ish fituesit e La Ligas shpresojnë që rendimenti i 19 vjeçarit të vijë në rritje, për ta patur më të lehtë gjatë merkatos së verës shitjen e tij.

Tashmë bëhen dy sezone në një ndër kampionatet më prestigjozë të Europës dhe në aktualin ka shënuar 6 gola në 22 sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy