Zyrtare/ Luka Modric rinovon kontratën me Real Madrid

Zyrtare/ Luka Modric rinovon kontratën me Real Madrid

Mesfuhsori Luka Modric dhe Real Madrid, do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre, të paktën edhe për një vit.

Klubi spanjoll, njoftoi rinovimin e kontratës me futbollistin kroat, deri në verën e vitit 2025. Marrëveshja mes palëve ishte arritur prej kohës, por tani ka marrë rrugë zyrtare.

Drupal Ad

 

 

 

 

Modric është pjesë e Real Madrid nga viti 2012, ndërsa ka bërë 534 paraqitje, duke fituar katër tituj kampionë në La Liga, gjashtë trofe të Ligës së Kampionëve, dy Kupa të Spanjës, pesë Superkupa të Spanjës, katër Superkupa të Evropës dhe pesë Kupa të Botës për klube.

Me fanellën madrilene, Modric ka shënuar 39 gola dhe 86 asistime, ndërsa ka fituar edhe “Topin e Artë” dhe shumë çmime tjera individuale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy