
Pas 11 sezonesh në ‘’ Anfield Road ‘’ përfshirë aktualin duket se e ardhmja e Joe Gomez do të jetë tek një tjetër ekip.
Anglezi tashmë nuk e ka të siguruar vendin e titullarit në 11-shen e trainerit Arne Slot dhe qëndrimi i tij është vënë seriozisht në dyshim.
Mirëpo, në derën e tij kanë trokitur drejtuesit e Milanit, i cili në sezonin aktual numëron vetëm 29 minuta, të ndara në dy sfida.
Një statistikë e tillë tregon se numri një i stolit të ‘’ Të Kuqve ‘’ nuk e ka në planet e të ardhmes dhe dyert e ‘’ San Siros ‘’ tashmë janë hapur.
Massimilliano Allegri ka kërkuar transferimin e mbrojtësit në Milano për të patur më tepër opsione në fazën vendimtare të sezonit.
Sipas ‘ Calciomercatos ‘, veshja e bluzës kuqezi mund ti japë më tepër alternativa ish trainerit të Juventusit, i cili po zhvillon eksperiencën e dytë me shtatë herë kampionët e Champions Leagues.
Aktivizimi në disa pozicione e lartëson figurën e 28 vjeçarit, prezenca e të cilit mund ti japë një tjetër ritëm prapavijës së ‘’ Djallit ‘’.
Ndërkohë që tek Liverpooli do të konsiderohej humbja e një lojtari me eksperiencë por me protagonizëm të reduktuar në sezonin aktual.
Natyrisht që tek një skuadër e tillë hapat fals janë të patolerueshëm duke qenë se pretendohet fitimi i titujve dhe merkatoja dimërore do të jetë vendimtare për vijimësinë e shtatlartit në karrierë.



