Milani, ofensivë për Marcus Rashford

Milani, ofensivë për Marcus Rashford

Gjatë kësaj merkatoje dimërore pritet që Milani të jetë një ndër protagonistët absolutë referuar Italisë.

Kuqezinjtë të lideruar nga drejtori sportiv Giorgio Furlani kanë nisur kontaktet e para me Manchester United për Marcus Rashford.

Italiani po bën përpjekjet maksimale për ta transferuar anglezin në ‘’ San Siro ‘’, i cili gjatë kësaj jave ka komunikuar me përfaqësuesin e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ Omar Barrada për të parë se deri ku mund të arrijnë tratativat.

Lajmi është bërë i ditur nga ‘ La Gazzetta dello Sport ‘, dhe ish kampionët e Serisë A besojnë se do të mund ti përmbushin kërkesat e 20 herë kampionëve të Premier Leagues.

Drupal Ad

Një avantazh për Milanin në këtë rast është se 27 vjeçari është anashkaluar paksa nga traineri Ruben Amorim, ç’ka e bën edhe më të mundur largimin nga ‘’ Old Traffordi ‘’.

Por për shtatë herë kampionët e Champions Leagues do të jetë paksa e vështirë sepse edhe Borussia Dortmundi, Barcelona dhe gjithashtu disa ekipe anglezë e pretendojnë golashënuesin.

Duhet theksuar se drejtuesit e gjigandëve të Anglisë dhe jo vetëm nuk e përjashtojnë as huazimin e nxënësit të ishi-t të Sporting Lisbonës, i cili i ka qëndruar besnik gjatë karrierës.

7 gola dhe 3 asiste në 24 sfida numëron Marcus Rashford referuar sezonit aktual, një lojtar shumë i rëndësishëm edhe tek kombëtarja e ‘’ Tre Luanëve ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy