
Kombëtarja shqiptare U-17 do të nisë ditën e hënë grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve miqësore ndaj Bosnjë & Hercegovinës.
Kuqezinjtë e vegjël do të luajnë ndeshjen e parë më 19 maj, duke nisur nga ora 17:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, teksa dy ditë më vonë do të luajnë ndeshjen e dytë në Durrës, në stadiumin “Niko Dovana” në ora 10:00.
Trajneri i Kombëtares shqiptare U-17, Ervin Bulku ka bërë ditën e sotme publike listën me 23 lojtarë të grumbulluar, të cilët aktivizohen në kampionate brenda dhe jashtë vendit.
Në këtë grumbullim do të jenë të pranishëm 9 lojtarë, të cilët aktivizohen me klube europiane dhe jo vetëm.



