
Sfida kryesore e javës së 6-të e Kategorisë Superiore do të jetë derbi Tirana-Partizani që do të zhvillohet këtë të premte në “Selman Stermasi”. Një ndeshje ku stadiumi pritet të jetë i tejmbushur dhe kjo shihet si një mundësi për të mbushur arkat e klubeve pasi çmimet e biletave për të parë këtë takim janë të kripura.



