
Siç dihet në merkatot e fundit Rodri ka rezultuar një ndër të preferuarit e ekipeve të rëndësishëm.
Mesfushori konsiderohet një lider tek Manchester City dhe Spanja dhe për këtë arsye pretendentët asnjëherë nuk i kanë munguar.
Mirëpo në orët e fundit 29 vjeçari ka refuzuar Real Madridin për të qëndruar në ‘’ Etihad ‘’ deri në 2023-tën, kundrejt një oferte e cila e dyfishon shifrën që përfiton momentalisht.
Janë 11 milionë euro që kalojnë në xhepat e spanjollit dhe sigurisht falë kontributit të dhënë ndër vite e meriton arritjen në këtë stad.
Tashmë drejtuesit e ‘’ Galaktikëve ‘’ kanë filluar të mësohen me idenë se do të jetë shumë e vështirë që ta largojnë nga bardhekaltërit i cili është një nxënës shembullor i trainerit Pep Guardiola.
Për më tepër anglezët nuk do t’ia lejonin vetes shitjen e lojtarit më të mirë të tyre dhe përforcimin e një rivali të mundshëm në Champions League në të ardhmen të cilët do të vijojnë ta kenë në përbërje kampionin në fuqi të Europës me ‘’ La Furia Rojan ‘’.



