Gleison Bremer, në listën e Manchester United

Gleison Bremer, në listën e Manchester United

Përpjekjet e drejtuesve të Manchester United për të përforcuar prapavijën sa vijnë e shtohen.

Ky repart konsiderohet më difektozi i ‘’ The Red Devilsave ‘’ në sezonin aktual dhe tanimë listës së tyre i është shtuar Gleison Bremer.

Për brazilianin anglezët kanë bërë gati çekun prej 50 milionë eurosh, titullar i padiskutueshëm në 11-shen e Massimilliano Allegrit.

‘’ Zonja e Vjetër ‘’ shquhet për fanatizmin ndaj lojtarëve më të mirë dhe në rastin konkret, ishi i Torinos konsiderohet pasardhësi perfekt i Giorgio Chiellinit dhe Leonardo Bonuccit, dy ish legjenda të kësaj skuadre.

Për 26 vjeçarin janë interesuar edhe disa ekipe në Premier League, për të cilin besohet se drejtuesit e bardhezinjve do ta vlerësojnë ofertën e 20 herë kampionëve të Premier Leagues, pavarësisht rëndësisë tek ish rekordmenët e Scudettos.

Tek italianët Gleison Bremer po zhvillon sezonin e dytë, një mbrojtës me shumë kualitet, i cili numëron 2 gola në 25 sfida.

Ekipi i trainerit Erik Ten Hag ka humbur ndjeshëm protagonizëm në Angli dhe Europë, drejtuesit e të cilit do të japin maksimumin gjatë merkatos së verës për ta rikthyer tek sukseset në sezonin vijues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy