
Tek Atletico Madridi ka nisur një revolucion në lidhje me të ardhmen.
Diego Simeone i ka përveshur mirë mëngët me objektivin e rikthimit sa më shpejtë tek titujt.
Mirëpo për ti hapur rrugën transferimeve në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ fillimisht argjentinasi ia ka vënë gishtin disa lojtarëve të cilët nuk i ka në planet e tij. Thiago Almada, Alexander Sorloth, Matteo Ruggeri, Thomas Lemas dhe Jose Maria Gimenez janë me një këmbë larg ‘’ Los Rojiblancos ‘’ për arsye se nuk e kanë bindur ‘’ El Cholon ‘’.
Mbërritja e Alejandro Grimaldos, Morten Hjulmand dhe Kang- in Lee sigurisht i ka dhënë një tjetër impakt kësaj skuadre por gjithsesi në ditët vijuese priten ndryshime.
Referuar ishi-t të Velez Sarsfield duhet shtuar se nuk kanë munguar pretendentë nga Arabia Saudite pa harruar as interesin e River Plates dhe Flamengos.
Edhe për një sezon tjetër të paktën Diego Simeone është konfirmuar nga Enrique Cerezo, njohës shumë i mirë i historisë së këtij klubi, ish lojtar në të shkuarën.
Rasti i Thomas Lemar dhe Jose Maria Gimenez meriton vëmëndje maksimale duke qenë se i skadon kontrata në fundin e sezonit ndërsa ajo e uruguajanit në 2028-tën.
Pritet një planifikim i detajuar sepse Diego Simeone kërkon medoemos të shtojë trofe në vitrinën e ‘’ Los Colchoneros ‘’, i cili e njeh mirë rrugën drejt suksesit.



