
Pas barazimit me Skënderbeun, Teuta do të kërkojë të rikthehet te fitorja në kampionat, por këtë herë do të ketë një ndeshje shumë të vështirë, siç është ajo ndaj Partizanit.
Trajneri Edi Martini, është disi më i qetë për këtë sfidë, pasi do të rikthehen 4 lojtarë shumë të rëndësishëm për durrsakët, të cilët munguan në sfidën e fundit.
Bëhet fjalë për Adolf Selmanin, Albano Aleksin, Jackson dhe Ruben Aquah. Të katër këta lojtarë ishin të pezulluar për shkak kartonësh ndaj Skënderbeut, por tashmë do të jenë gati për sfidën me Partizanin.



