Blatter: Sarkozy ia hoqi Botërorin SHBA-së, Katari i dha Francës 15 miliardë dollarë për avionët

Blatter: Sarkozy ia hoqi Botërorin SHBA-së, Katari i dha Francës 15 miliardë dollarë për avionët

Zhvillimi i Botërorit të këtij viti në Katar, ka shkaktuar polemika të shumta, kryesisht në lidhje me të drejtat e njeriut, pasi për ndërtimin e stadiumeve, kanë ndërruar jetë shumë persona.

Në lidhje me këtë, ka folur edhe ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, i cili zbulon si u zgjodh Katari dhe shtoi se ishte kundër kësaj.

Duke folur për “Tages-Anzeiger”, Blatter zbuloi se presidenti i Francës në atë kohë, Nicolas Sarkozy, vendosi organizimin e Botërorit ta merrte Katari, ndonëse në fillim ishte vendosur që ta organizonte SHBA.

Sipas Blatter, në mes të gjithë kësaj, ishin të ardhurat financiare, duke thënë se pak muaj më vonë, Katari i bleu Francës avionë luftarakë për afro 15 miliardë dollarë.

Zgjedhja e Katarit ishte një gabim i madh. Tashmë ishte rënë dakord që Rusia të priste Botërorin në vitin 2018 dhe që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të prisnin Kupën e Botës në 2022-shin. Duhet të ishte një gjest paqeje për këto dy shtete, sepse do të kishin mundësinë që të organizonin Kupën e Botës njëra pas tjetrës.

Shtatë ditë para Kongresit të FIFA-s në vitin 2010, Michel Platini më telefonoi. Ai tha se plani ynë nuk do të ishte i mundur të realizohej. Ai më tha se kishte marrë një telefonatë nga presidenti Sarkozy, i cili sapo kishte përfunduar një takim me njeriun e parë të Katarit.

Sarkozy më pas i tha Platini se donte që Katari të presë Kupën e Botës. Unë isha kundër, por Platini më pyeti se çfarë do të bëja nëse presidenti do të më kërkonte diçka. Në fund janë katër votat e sjella nga Platini që vendosin se Katari do të jetë pritës i Botërorit në vend të SHBA-së. Kjo është e vërteta.

Sigurisht, gjithçka ishte për para. Gjashtë muaj më vonë, Katari bleu avionë luftarakë në Francë, me vlerë pothuajse 15 miliardë dollarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy