Partizani do të luajë këtë të shtunë, sfidën e parë të kampionatit ndaj Egnatias.
Kjo ndeshje është planifikuar të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, duke filluar nga ora 19:30.
Ditën e sotme, Partizani që është edhe pritës në këtë ndeshje, ka publikuar çmimet e biletave, për tifozët që duan ta ndjekin ndeshjen në stadium.
Përveç tribunave A dhe B, ku bileta kushton 1000 lekë, në të gjithë sektorët e tjerë, bileta kushton 300 lekë.



