
Shqipëria luan ditën e sotme ndeshjen e fundit për kualifikueset e Botërorit, teksa duke filluar nga ora 20:45, sfidon Andorrën.
Pas humbjes ndaj Anglisë, fitorja në këtë ndeshje për kuqezinjtë e Rejës është detyrim, për të mos rrezikuar edhe vendin e tretë në renditje.
Në formacion priten ndryshime të shumta në krahasim me ndeshjen e kaluar, ku në portë është projektuar ta nisë titullar Etrit Berisha. Treshja e mbrojtjes do të përbëhet nga Mihaj, Dermaku dhe Hoxhallari, ndërsa nga krahët Roshi dhe Hysaj.
Në mesfushë Çekiçi do të plotësojë treshen me Ramadanin dhe Laçin, ndërsa sulmi pritet të përbëhet nga Seferi dhe Uzuni.
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë: Berisha, Mihaj, Dermaku, Hoxhallari, Roshi, Laçi, Ramadani, Çekiçi, Hysaj, Uzuni, Seferi.



