Kalëruesi i dallgëve, braziliani thyen rekordin botëror në sërf (VIDEO)

Kalëruesi i dallgëve, braziliani thyen rekordin botëror në sërf (VIDEO)

Sërfisti Brazilian, Rodrigo Koxa, mban rekordin e ri botëror për dallgën më të lartë mbi të cilën ka bërë sërf. Ai ia doli të qëndronte në këmbë mbi dallgën me lartësi 24.38 metra në Bregun e Argjendtë në Portugali. Rekordi i tij u vendos në nëntor të vitit të kaluar.

Koxa lundroi mbi tavolinën e sërfit në Nazaré, një zonë e njohur për dallgët gjigante. Ai iua doli të linte pas amerikanin Garrett McNamara, i cili mbante rekordin për dallgën 23.77 metra.

Koxa thotë se në vitin 2014, në të njëjtin vend, ka rrezikuar jetën. “Edhe katër muaj më pas, shihja ëndrra të këqija. Nuk udhëtoja dot, më kapte paniku. Gruaja ime më dha një ndihmë të madhe psikologjike. Sot jam kaq i lumtur dhe ndiej se është dita më e bukur e jetës sime”, tha ai.

Koxa u shpall rekordmen botëror më 28 prill nga Liga Botërore e Sërfit. Juria e nderoi atë me çmimin e madh Big Wave Awards.

Ndërsa sërfisti britanik, Andrew Cotton, mori çmimin për qëndrimin më të gjatë nën ujin e dallgës në vitin 2017, pas një rrëzimi që i kushtoi thyerjen e shtyllës kurrizore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy