
Premier League e këtij sezoni pritet të jetë shumë e luftuar, për shkak se janë shumë skuadra pretendente.
Pas afrimeve të shumta të bëra në merkato, është e vështirë që të zgjedhësh një skuadër si favoriten për të fituar titullin kampion.
Megjithatë superkompjuteri "Infogol", në Angli e ka parashikuar fituesin. Sipas tyre, do të jetë Manchester City kampioni i sezonit të ri në Premier League.
Superkompjuteri ka renditur gjithashtu edhe skuadrat që do të renditen në katërshen e parë. Pas City, është parashikuar Chelsea në vendin e dytë, Liverpool në vendin e tretë dhe Manchester United në vendin e katërt.



