SHBA do të çojë në Lojërat Olimpike atleten e parë me shami

SHBA do të çojë në Lojërat Olimpike atleten e parë me shami

Pasi është konsideruar si historike pjesmarrja e saj si myslimania e parë që garon për Shtetet e Bashkuara në sportin e skermës, Ibitihaj Muhammad gjithashtu do të jetë dhe atletja e parë “me shami në kokë” e këtij vendi që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.

 

Muhammad arriti të fitonte medaljen e bronxit vetëm pak ditë më parë në Kupën e Botës në Athinë, gjë që e bën dhe automatikisht një nga atletet që do të garojë për SHBA gjatë Lojërave Olimipike të vitit 2016, në Rio De Janiero.

 

Dëshiroj të konkuroj në Lojërat Olimpike për Shtetet e Bashkuara për të provuar se asgjë nuk duhet të pengojë askënd nga arritja e qëllimeve vetjake - jo raca, feja apo gjinia"- shkruan Muhamed në biografinë e saj në faqen zyrtare të internetit për sportin e skermës në SHBA. "Dua të vendos një shembull se çdo gjë është e mundur me këmbëngulje."- shton atletja.

 

Muhammad, sipas Komitetit Olimpik të SHBA, ka fituar dy medalje bronxi vetëm gjatë këtij sezoni dhe në Kampionatin e Botës të vitit 2013 ka siguruar medaljen e argjendtë. Gjithashtu atletja, e lindur në New Jersey, mund të kishte bërë historinë, si sportistja e parë me shami e SHBA, që në Lojrat Olimpike të vitit 2012 në Londër por një dëmtim në dorë e mbajti jashtë lojërave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy