Barcelona gjen mesfushor tek Atalanta

Barcelona gjen mesfushor tek Atalanta

Lista për gjetjen e një mesfushori cilësor është zgjeruar tek Barcelona në ditët e fundit.

Drejtori sportiv Deco po lëviz me shpejtësi dhe këtë herë është ndalur në Serinë A, tek Atalanta e Bergamos.

Ederson dos Santos prej dy sezonesh aktivizohet me ‘’ La Dean ‘’ dhe konsiderohet një ndër lojtarët shembullorë në 11-shen e Gian Piero Gasperinit.

Për brazilianin shumë ekipe janë interesuar, ndër të cilët përfshihet Milani, Interi, Tottenhami, Arsenali, Liverpooli, Manchester United dhe Newcastle.

Interesi për 24 vjeçarin demostron se bëhet fjalë për një lojtar shumë premtues për të ardhmen, i cili e vë në dyshim qëndrimin në ‘’ Gewiss ‘’.

Ishi-t të Salernitanas i duhet të marrë një vendim gjatë merkatos së verës, paraqitjet e të cilit i kanë avantazhuar zikaltërit në repartin ofensiv, një ekip tejet i rrezikshëm për çdo rival.

Ederson dos Santos mund të ndryshojë destinacion me të përfunduar sezoni, i cili e ka ndihmuar Atalantën me 6 gola në 31 sfidat e deritanishme.

Për ‘’ Los Cules ‘’ do të jetë një sfidë e vështirë sepse pretendentët shquhen për potencialin në aspektin ekonomik por gjithsesi asnjëherë nuk i dihet pasi çdo merkato ka prodhuar surpriza.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy