Laçi vazhdon me serinë e fitoreve në kampionat, teksa ditën e sotme ka mposhtur 0-2 Egnatian në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Abissnet Superiore.
Kjo është fitorja e katërt radhazi për kurbinasit, që tashmë e shohin veten në vendin e katërt me 24 pikë, vetëm 3 pikë larg kryesuesve të Tiranës. Ndërkohë Egnatia pëson humbjen e 5-të në 5 ndeshjet e fundit dhe mban vendin e parafundit me 11 pikë.
Për t’u kthyer te ndeshja e sotme, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën bardhezinjtë shënuan dy herë me Zarubica në minutën e 75 dhe Guindo në minutën e 87.



