FIFA cakton kalendarin e Botërorit 2022, për 12 ditë radhazi 4 ndeshje brenda 24 orëve

FIFA cakton kalendarin e Botërorit 2022, për 12 ditë radhazi 4 ndeshje brenda 24 orëve

FIFA, shtëpia botërore e futbollit, ka caktuar datat dhe oraret e ndeshjeve të Boëtorit 2022, që për herë të parë do të luhet në dimër dhe jo në verë, për shkak të temperaturave të nxehta që karakterizojnë Katarin.

Siç dihet ndeshjet do të nisin me 21 nëntor dhe do të përfundojnë me 18 dhjetor dhe ky do të jetë kompeticioni më i shkurtër i Botërorve që nga viti 1978, por me një ndryshim se në atë kohë në Argjentinë u luajt me 16 skuadra, ndërsa Botërori 2020 është me 32 skuadra.

Sipas kalendarit nga data 21 nëntor dhe për 12 ditë me radhë, që korespondon me fazën e grupeve, do të luhen 4 ndeshje në ditë. Me orën europiane ata do të jenë në 11:00, 14:00, 17:00 dhe 20:00. Të vetmet ditë pushimi të këtij Botërori do të jenë 7-8 dhjetori, ndërsa që tani është cilësuar si një turne force.

Ndërkohë nga data 9 dhjetor dhe deri më 18 dhjetor, kur edhe përfundon, që do të jenë ndeshjet me eliminim direkt, do të luhen në oraret 16:00 dhe 18:00. Stadiumi Ndërkombëtar Khalifa do të mirëpres sfidën për vend të tretë dhe vend të katërt më 17 dhjetor dhe ka një kapacitet prej 60 mijë spektatirësh, ndërsa finalja e cila do të luhet më 18 dhjetor në orën 16:00, është caktuar në stadiumin Lusail para 80 mijë tifozëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy