Newcastle , sfidë Real Madridit për Gabri Veigan

Newcastle , sfidë Real Madridit për Gabri Veigan

  Interesi i Real Madridit për Gabri Veigan së fundmi është pasuar edhe nga hyrja në garë e Newcastles , klubit më të pasur në botë aktualisht .

‘’ Las Urracas ‘’ janë drejt kualifikimit për në Champions League në sezonin vijues , dhe ky fakt jep për të kuptuar punën e dertanishme që është bërë nga drejtuesit .

Në rastin e ‘’ Galaktikëve ‘’ ekziston mundësia e një huazimi për një vit për ti dhënë mundësinë 20 vjeçarit të adaptohet por anglezët i janë kundërpërgjigjur dhe janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë euro, shifër e cila i korrespondon klauzolës për prishjen e kontratës me Celta Vigon.

Në aspektin ekonomik, Newcaslte United është një ndër ekipet që mund ti sfidojë madrilenët, drejtuesit e  të cilit që në fillim kanë deklaruar se synojnë ta shëndërrojnë në një ndër klubet më të suksesshëm në të ardhmen .

Sezoni aktual reflekton se të besuarit e Eddie Howes janë në rrugën e duhur , të cilët momentalisht renditen të tretët në tabelë dhe duke iu referuar ndeshjeve të zhvilluara , me siguri do të jenë një ndër katër ekipet që do të kenë privilegjin të marrin pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube pas shumë vitesh .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy