
Tek Barcelona pritet një revolucion gjatë merkato së verës.
Do të largohen disa komponentë nga ‘’ Camp Nou ‘’, një ndër të cilët është edhe Ter Stegen.
Rroga e lartë e gjermanit është një pengesë për Joan Laportan dhe drejtuesit kanë vendosur ta nxjerrin në shitje.
Joan Garcia i Espanyolit falë sezonit të shkëlqyer të zhvilluar është bërë pjesë e listës së trainerit Hansi Flick, i cili ka rezultuar një goditje e qëlluar në shenjë nga presidenti i ‘’ Los Cules ‘’.

24 vjeçari e ka bërë të qartë se pretendon të jetë një titullar i padiskutueshëm dhe numri një i stolit të kuq e bluve është i gatshëm t’ia plotësojë dëshirën.
Kështu që pas 11 sezonesh tek Barcelona ishi i Borussia Monchengldhabut mund ti vërë pikën eksperiencës, për ti lënë vendin Joan Garcias, një ndër portierët më premtues të La Ligas.
Duhet theksuar se Ter Stegen numëron 421 sfida dhe 413 gola të pësuar me kampionët në fuqi të një ndër pesë ligave më të rëndësishme të Europës por në futboll çdo fillim e ka edhe një fund.



