Nico Paz, objektiv i Real Madridit

Nico Paz, objektiv i Real Madridit

Në sezonin e dytë tek Como Nico Paz vijon të jetë i padiskutueshëm për trainerin Cesc Fabregas.

Spanjolli po avancon ashtu siç duhet, edhe pse tek një ekip modest në Serinë A, i vështirë për çdo rival. 

Në sajë të kontributit të dhënë tek italianët, për 21 vjeçarin ka treguar interes Real Madridi. 

Në sezonin e shkuar ishi i ‘’ Galaktikëve ‘’ u konsiderua lojtari i ri më i mirë i kampionatit italian, një fakt i cili s’duhet mënjanuar kurrsesi. 

Traineri Xabi Alonso po bën një punë për tu duartrokitur tek Real Madridi, i cili asnjëherë nuk e ka shmangur vëmëndjen nga merkatoja. 

Faktikisht presidenti i Tottenham Hotspurit Daniel Levy ofroi 70 milionë euro gjatë verës për fantazistin, shifër e cila u refuzua nga krerët e Comos. 

Një rikthim në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ do të ishte një sukses në karrierën e Nico Paz, i formuar në kategoritë inferiore të ‘’ Los Merengues ‘’. 

Gjatë eksperiencës tek Como lojtari i lindur në Santa Cruz de Tenerife e ka gjetur rrugën drejt suksesit, e ardhmja e të cilit mund të ndryshojë gjatë periudhës së transferimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy