Napoli refuzon Al Hilal për Osmihen

Napoli refuzon Al Hilal për Osmihen

Në orët e fundit sipas L’Equipe skuadra e Al Hilal ka marrë një përgjigje negative në lidhje me interesin për sulmuesin Victor Osmihen . Ka qenë vetë presidenti i Napolit Aurelio Di Laurentis i cili i ka thënë ‘ jo’ ofertës prej 200 milionë eurosh për golashënuesin. Manjati italian ka shtuar se me këtë shifër mund të blejnë vetëm një këmbë të 24 vjeçarit , përgjigje e cila konfirmon rëndësinë e tij tek ‘’ Il Partenopei ‘’. Numri një i bardhekaltërve shquhet për fanatizmin në lidhje me lojtarët më të rëndësishëm të ekipit të zemrës , i cili në sezonin e kaluar i befasoi të gjithë duke fituar Scudetton. Përpara disa kohësh vlera e kartonit të ishi-t të Lilles arriti 80 milionë eurot por performancat e shkëlqyera me Napolin natyrisht e kanë rritur konsiderueshëm atë. Sezonin e kaluar , sulmuesi nga Lagosi tregoi se mbetet një ndër sulmuesit më të mirë në qarkullim , i cili kontriboi me 31 gola në 39 sfida, ndërsa në aktualin numëron 3 gola në 3 sfidat e deritanishme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy