
Interesi masiv per Guido Rodriguezin , i ka bërë drejtuesit e Real Betisit të mendojnë seriozisht largimin e argjentinasit nga ‘’ Benito Villamarin ‘’ në verën e ardhshme.
Mesfushori konsiderohet një ndër pilarët e skuadrës së Manuel Pellegrinit dhe gjithashtu në kombëtaren ‘’ Albiceleste ‘’ me të cilën fitoi Kupën e Amerikës dhe trofeun ‘ Finalissima ‘ në të kaluarën .
Interi është një ndër kandidatët për të marrë shërbimet e ishi-t të River Plates dhe sipas ‘ Calciomercatos ‘ , zikaltërit kanë menduar një ofertë prej 25 milionë eurosh për ti bindur andaluzët .
Spanjollët nuk po kalojnë një moment të mirë për sa i përket aspektit ekonomik dhe fuqizimi i arkave mund ti vijë në ndihmë në të ardhmen për afrimin e lojtarëve cilësorë.
Jo vetëm Guido Rodriguez por tek Real Betisi pritet që ti jepet drita jeshile largimeve të tjerë komponentëve , pavarësisht se kanë një peshë specifike në skemat e trainerit kilian.
Gjatë katër viteve , Real Betisi ka patur një rritje për sa i përket performancave , fakt që është reflektuar edhe me pjesëmarrjen në Europë por nga ana tjetër , Interi kërkon rikuperimin e terrenit të humbur dhe të jetë më bindës në vijimësi , drejt fitimit të trofeve , në Itali dhe kontinentin e vjetër.
117 sfida , 6 gola dhe 3 asiste janë kontributi i katër sezoneve tek Real Betisi dhe interesin e një ndër klubeve më të famshëm të Scudettos e ka plotësisht të merituar.



