Manchester City arrin akordin me Matheus Nunes

Manchester City arrin akordin me Matheus Nunes

Dëmtimi i Kevin De Bruyne, i cili pritet ta mbajë katër muaj jashtë fushave tanimë e ka marrë zgjidhjen. Manchester City ka goditur në merkaton verore me blerjen e Matheus Nunes, ishi i Wolverhampton. Bardhekaltërit shpenzuan 62 milionë euro për brazilianin i cili ka firmosur një kontratë prej 5 vitesh me ‘’ Qytetarët ‘’ , blerja e katërt e tyre gjatë kësaj periudhe pas Mateo Kovacic, Josko Gvardiol dhe Jeremy Doku. Vetëm një sezon i ka mjaftuar 25 vjeçarit për ta impresionuar Pep Guardiolan , gjatë të cilit u konsiderua ndër më të mirët e Premier Leagues pavarësisht se mbronte ngjyrat e një ekipi të dorës së dytë si ‘’ Ujqërit ‘’. Në lidhje me këtë arritje, Matheus Nunes është shprehur : “ Nuk mund ta refuzoja këtë mundësi, njëkohësisht një privilegj për faktin se jam pjesë e një ndër ekipeve më të mirë të botës . Jam shumë i emocionuar sepse do të jem nën urdhërat e Pep Guardiolas dhe synoj që të përmirësohem në çdo ndeshje ‘’ , përfundoi mesfushori nga Rio de Janeiro .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy