Real Madrid “prek” gjysmëfinalen, Bayern shtanget nga Villarreal (VIDEO)

Real Madrid “prek” gjysmëfinalen, Bayern shtanget nga Villarreal (VIDEO)

U luajtën ditën e sotme dy ndeshje, të vlefshme për fazën çerekfinale në Champions League.

Real Madrid mposhti 1-3 Chelsea në transfertë, në një ndeshje ku heroi i madrilenëve ishte sulmuesi Karim Benzema. Francezi ishte autor i 3 golave, duke bërë që skuadra e tij të jetë me një këmbë në gjysmëfinale.

Madrilenët do e kenë më të lehtë ndeshjen e kthimit në Spanjë, pas fitores së sotme.

Një tjetër spanjolle regjistroi fitore në çerekfinale. Villarreal shtangu Bayern Munich, teksa fituan minimalisht falë një goli të Danjuma në minutën e 8-të.

Bavarezët do të kërkojnë të përmbysin rezultatin në ndeshjen e kthimit, por Villarreal tregoi edhe njëherë se nuk ka ardhur rastësisht deri këtu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy