
Ecuria e shkëlqyer e Jeremie Frimpong në sezonin aktual, është pasuar me interesin e disa klubeve cilësorë në kontinentin e vjetër.
Mbrojtësi e ka fituar Bundesligën me Bayer Leverkusenin, një risi edhe për faktin se kjo skuadër nuk ka humbur asnjë ndeshje në sezonin aktual.
Tashmë sipas portalit ‘ HITC ‘, Manchester City, Bayern Muncheni dhe Real Madrid kanë ndezur motorrët për hollandezin, për të cilin Pep Guardiola ka kërkuar startimin e negociatave për ta transferuar në ‘’ Etihad ‘’ gjatë verës.
Sipas ‘ Bild ‘ klauzola e prishjes së kontratës me ‘’ Aspirinat ‘’ prej 40 milionë eurosh nuk përbën problem për kandidatët, të cilët shquhen për potencialin në aspektin ekonomik, fakt i cili e shëndërron në një sfidë gjigandësh.
Ishi i Celticut shquhet si një mbrojtës shumë i fortë dhe i shpejtë, gjithashtu tejet i frikshëm me inkursionet drejt portave kundërshtare.
Natyrisht me potencialin që zotëron është i denjë për të qenë pjesë e një ekipi elite në të ardhmen e afërt, edhe pse gara për shërbimet e tij do të jetë shumë emocionuese deri në fund.
Jeremie Frimpong po zhvillon sezonin e katërt në ‘’ BayArena ‘’, me një ekip i cili është afër një rekordi nën drejtimin e të mirënjohurit Xabi Alonso.



