Skënderbeu kërkon kthimin te fitorja, mungojnë dy titullarë

Skënderbeu kërkon kthimin te fitorja, mungojnë dy titullarë

Skënderbeu po kalon një moment të vështirë në kampionat dhe ndaj Dinamos në fundjavë do të kërkojnë të kthehen te fitorja.

Pas tri humbjeve dhe një barazimi, te korçarët janë të dënuar për fitore dhe këtë e dinë fare mirë lojtarët.

Megjithatë, nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, pasi edhe te Dinamo duan fitoren me çdo kusht, pas humbjes në derbi ndaj Tiranës.

Sikur të mos mjaftonin këto, te Skënderbeu duhet të përballen edhe me mungesa titullarët. Për këtë takim, do të mungojnë dy lojtarë të formacionit, si mbrojtësi Ramos dhe mesfushori Rabiu.

Të dy këta futbollistë u ndëshkuan ndaj Egnatias dhe kanë plotësuar numrin e kartonëve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy