
Real Madrid është skuadra e radhës, që preket nga Covid-19. Klubi madrilen ka bërë të ditur se dy futbollistë kanë rezultuar pozitiv.
Bëhet fjalë për mesfushorin Luka Modric dhe mbrojtësin brazilian Marcelo. Këta të fundit janë infektuar me virus dhe për këtë arsye janë vendosur menjëherë në karantinë për të mos rrezikuar transmetimin tek të tjerët.
Kështu trajneri Ancelotti duhet të bëjë pa dy futbollistë të rëndësishëm, për ndeshjet e radhës në kampionat.



